Riparimi i fasadave në Çair, një tjetër premtim i dështuar

Edhe pse “Kontrata” e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, parashikon riparimin e fasadave të më shumë objekteve banesore, nuk është bërë qoftë edhe një riparim.

Qytetarët  me të cilët biseduam, thonë se nuk janë komunikuar nga autoritetet e komunës për këtë qëllim.