Rita e shqetësuar për rastet me COVID 19: Unë po mbaj maskë që të mund të vij në Kosovë (VIDEO)

Advertisment

Rita Ora është shprehur e shqetësuar për rastet e shumta me koronavirus në Kosovë. Me këtë rast ajo ka bërë një video senzibilizuese ku bën apel që qytetarët të mbajnë maskë sa herë të dalin jashtë, në mënyrë që ajo të vijë sa më shpejt dhe të festojmë bashkë fundin e virusit.

Me anë të një videoje përmes UNICEF Kosova, Rita Ora ka përgatitur një video për të gjithë kosovarët.

Reklame

Ajo apelon që të gjithë të mbajnë maskat dhe të mos neglizhojnë masat parandaluese, në mënyrë që pandemia të kalojë sa më shpejtë.