Rita Ora sonte do të intervistohet nga ky politikan shqiptar (FOTO)

Advertisment

Rita do të zhvillojë një bashkëbisedim me kreun e Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një njoftimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një bashkëbisedim me Rita Orën, shkruan lajmi.net.

Reklame

Ky diskutim zhvillohet në kuadër të konferencës virtuale “Diaspora flet”, e cila bëri bashkë shumë prej personaliteteve të njohura shqiptare në mbarë botën.

“Surpriza jonë për të gjithë ju: ritaora dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, erionveliaj , sot në bashkëbisedim në përmbyllje të konferencës ‘Diaspora Flet 2020’. 🔥 E realizuar me shumë dashuri e përkushtim, ju ftojmë të na bashkoheni sot, prej 20:30 (CET)”, thuhet në njofitm.