Robert Berisha për ndarjen me Nora Istrefin: Është diçka normale, duhet të pranohet (VIDEO)

39

I ftuar në “Gjesi” në T7, Robert Berisha është pyetur dhe në lidhje me lajmet që shpesh herë janë publikuar për një ndarje të mundshme të tij me Norën.

Ai u shpreh duke thënë se nëse ndodh është diçka normale që mund të ndodhe duhet të pranohet:

“Nëse ka diçka të vërtetë, shumë shpejt merret vesh. Edhe është diçka normale edhe nëse është e vërtetë. Është shumë gjë normale”

“Për t’i qetësuar të gjithë, s’ka asgjë të vërtetë në ato që po shkruhen, apo jo?”– e pyet moderatorja.

“Jo jo, shëndoshë e mirë, çdo send është në rregull. A e ke parë, të këqijat merren vesh shpejt, të mirat s’i besojnë njerëzit”, u shpreh Roberti.