Robert Berisha publikon fotografi me vajzën që u tha se është e dashura e tij

100
#

Mëngjesin e sotëm në media qarkulloi lajmi se Robert Berisha po kalon pushimet në Turqi me të dashurën e tij të re.

Ishte “Prive” ajo e cila fotografoi Robert Berishën dhe Jessica Kadiun teksa po pinin kafe në hotelin ku po qëndrojnë, ndërsa Blic merr vesh se dyshja tashmë janë në lidhje dashurie.

Tani vet Roberti ka publikuar një fotografi, teksa shihet pranë saj, Rina Balajt dhe dy vajzave tjera, ndërsa ka bërë të ditur se janë duke bërë xhirimet për emisionin e Big Mamas.

Ndryshe, Roberti dhe Nora ka dy javë që i kanë dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë dhe një vajzë të quajtur Renee.