Robert Berisha surprizon ish-bashkëshorten, Nora Istrefi tregon arsyet e ndarjes

Advertisment

Nora Istrefi ishte e ftuar në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ për të surprizuar një fanse, por është përballur vetë me një surprizë të tillë.

E para ishte vajza e saj Renne, e cila me një videomesazh këndoi për të ëmën, këngën e saj ‘Anna’, ndërkohë që edhe ish bashkëshorti Robert Berisha, i bëri një dedikim. ‘Për të gjitha çiftet që nuk janë më bashkë. Unë vërtet në festivalin e 58-të të këngës në RTSH këndova këngën ‘Ti nuk je më jeta jem’, por unë sot e them publikisht; Nora dhe Rene ju gjithmonë do të jeni rruga e jetës sime’’ tha Roberti.

Reklame

Nora e falenderoi Robertin, ndërsa tha se ndonjëherë e mërzisin komentet në internet dhe gjërat e pavërteta që thuhen për ata të dy, por edhe pse nuk janë më bashkë, ata kanë ruajtur një marëdhënie miqësore për hir të vajzës. ‘’Ndarja jonë nuk pati arsye tjetër përveçse asaj të konsumimit të një lidhje gati 15 vjeçare,’’ tha Nora.

Renne dhe Roberti nuk ishin surpriza e vetme në natën e sotme, pasi organizatorët e programit kishin ftuar edhe nënën e Norës, zonjës Suzana e cila, për herë të parë pas shumë vitesh, që nga ndarja nga jeta e bashkëshorit, këndoi një këngë për të bijën.