Robert Nesimi ironizon me deklaratën e Ahmetit

Advertisment

Analisti dhe njohësi i mirë i rrethanave politike në vend, Robert Nesimi ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social Facebook. Një shtëpi interesante, që rrezikon edhe të shembet, ndërsa mbi të ka shkruar “Nëna e madhe”, përcjell in7.

Reklame

Kjo fotografi ka ardhur pas deklarimeve të kreut te integristëvë Ahmeti, i cili u bëri thirrje partive tjera të bashkohen “tek nëna e madhe”.
“Dëgjoj zëra që zihen ca se ky ka qenë BDl, ai ka qenë BDl, këta të vegjlit që kanë ikur prej te nëna e madhe. Të gjithë ata kanë qenë aty. Ju them hajdeni te nana e madhe, mos u zini, mos rrini në rrugë”, tha Ali Ahmeti gjatë fjalës së tij në aktivitetet e djeshme në Saraj.
Ndërkaq në komente tek profili personal i Robert Nesimit, kanë komentuar edhe figura të njohura, ndërsa në njërin nga komentet, Nesimi ka shkruar : ” shtëpia bo bie, por banorët nuk e dinë”./in7.tv/