Roberti neglizhoi koronavirusin dhe përfundon në karantinë

Këngëtari Robert Berisha është ankuar për gjendjen e karantinës së Qendrës së Konvikteve në Prishtinë, pasi ka përfunduar aty të mërkurën pas kthimit nga një udhëtim që realizoi për një koncert në ShBA.

Berisha ka publikuar disa fotografi nga tualeti i njërës prej dhomave të konvikteve dhe është ankuar për higjienën e kësaj qendre të shndërruar në karantinë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Ik prej virusi, hajde në virus”, ka shkruar Berisha në një shkrim në Instagram.

Katër ditë më para, në prag të koncertit të tij në ShBA, Berisha neglizhoi rrezikun e koronavirusit.
Përmes profilit të tij në Instagram, u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në ShBA që t’i bashkohen koncertit të tij.

Sipas tij, “shqiptarët e vërtetë” nuk duhet të frikësohen nga koronavirusi.

“Nuk je shqiptar i vërtetë nëse frikësohesh nga koronavirusi”, ishte njoftimi që shpërndau këngëtari në Instagram, më 15 mars.