Robin Krasniqi thotë se Luan Krasniqi nuk kishte kohë për të kur i kërkoi ndihmë

Advertisment

Bokseri nga Juniku, Robin Haxhi Krasniqi, i cili u shpall kampion i botës në WBA dhe kampion i botës në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, është kthyer në Kosovë.

Krasniqi arriti të shpallej kampion i botës në këto kategori pas triumfit ndaj Dominic Boeselit ditë më parë.

Reklame

Sonte, në “Klan Kosova”, Krasniqi është rrëfyer për shumë gjëra nga karriera e tij si dhe për të ardhmen.

Mes të tjerash, ai ka folur edhe për legjendën e boksit, Luan Krasniqin dhe raportet që ka me të.

“Luani si për të tjerët, edhe nga unë gëzon respekt dhe e kam pasur inspirim”, deklaroi Krasniqi, sipas “Zeri”, transmeton Periskopi.

“Me Luanin nuk kemi pasur ndonjë kontakt apo bashkëpunim. Pak i kam kërkuar ndihmë në fillim, por e kam parë që ai ishte tejet i zënë”, potencoi ai.

“Suksesi im vie vetëm falë punës sime, nga vetvetja”, përfundoi Krasniqi.