Rokulliset traktori, ndëroj jetë 70 vjeçari nga Negotina

Advertisment

Një 70-vjçar nga Negotina ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga përmbysja e traktorit.rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:20 ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi S.R. 70 vjeç nga fshati Timjanik.

Gj.V. (52) nga fshati Timjanik ka raportuar se në vendin Beli Brest në afërsi të vreshtave nën pronësi të tij, bashkëfshatari i tij J.M. ka gjetur pa shenja jete gjyshin e tij dhe traktorin e përmbysur”, thonë nga MPB.

Reklame

MPB njofton se ekipet mjekësore në vendngjarje kanë konstatuar se 70-vjeçari ka ndërruar jetë pas plagëve që ka marrë nga shtypja e mjetit të përmbysur. Për rastin në fjalë tashmë është njoftuar edhe Prokuroria.