Ronaldo detyrohet të izolohet në shtëpinë e tij në Portugali

Cristiano Ronaldo është detyruar të izolohet në shtëpinë e tij në Portugali. Shkak është bërë lajmi se kolegu i skuadrës së Juventus,

Daniel Rugani është konfirmuar si një nga rastet e shumta të prekur nga koronavirusi në Itali.

E gjithë skuadra, përfshirë edhe Ronaldon, kanë realizuar një foto në dhomën e zhveshjes pas fitores me Interin të dielën.

Pas analizave, nga të cilat Rugani rezulton pozitiv me Covid-19, i gjithë ekipi i Juventus janë detyruar të vetë izolohen.

Ronaldo mësohet se kishte shkuar për një vizitë tek gjyshja në Portugali, e pas publikimit të lajmit, ka qenë i detyruar të mos kthehet më në Itali.