Ronaldo ende ka shanse që të paraqitet kundër Barcelonës

Advertisment

Cristiano Ronaldo ende ka një mundësi që të luajë ndaj Barcelonës, edhe pse ka rezultuar pozitiv për herën e dytë në testimin për Covid19.

Fituesi i pesë topave të artë, testoi pozitiv për Covid19 përderisa ishte i grumbulluar me kombëtaren portugeze në datën 13 tetor, dhe pritej që të kthehej në stërvitje këtë fundjavë. Por, sipas raportimeve të ndryshme, ai testoi pozitiv për të dytën herë, dhe kësisoj u përfol se ai nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e shumë pritur ndaj Barcelones. Por, siç duket ende ekziston një shpresë.

Reklame

Sipas mediumit The Sun, Juventusi e kanë njoftuar UEFA-në për gjendjen e tij, dhe po presin që testimi të bëhet përsëri 24 orë para ndeshjes ndaj Barcelonës. Nëse testimi rezulton negativ, kjo do të thotë se ai mund të kthehet në aksion për datën 28 tetor, ku Juventusi e pret Barcelonen në Allianz Stadium, raporton Insajderi.

Ylli portugez u transferua te gjiganti italian në verën e vitit 2018, duke u shndrruar në lojtarin kryesor të tyre, dhe është dëshira e çdo fansi të futbollit që të mundësohet paraqitja e tij në derbin ndaj ekipit katalunas, ku do të mund të shihnim përsëri duelim më të famshëm në botë, Messi vs Ronaldo./Insajderi/