Ronaldo: Interi gjithmonë në zemrën time

27

Një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur futbolli, braziliani Ronaldo, ka thënë se Interi është një skuadër që do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.
Ronaldo ka kaluar pesë vite te Interi, duke shënuar 59 gola në 99 paraqitje, para se të largohej në drejtim të Real Madridit në vitin 2002.

“Interi është në zemrën time dhe do të mbetet gjithmonë”, ka thënë Ronaldo për Sky Sport Italia, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ishin pesë vite të bukura të jetës sime, në një qytet që kam mësuar shumë, me njerëz që gjithmonë më kanë dashur mua”.