Ronaldo ka mbi 50 milion ndjekës të rremë në Instagramin e tij

Advertisment

Lojtari i Juventusit bëri histori të mediave sociale në fillim të kësaj jave, kur ai u bë personi i parë në botë që arriti 200 milionë ndjekës në Instagram, duke kaluar kështu rivalin e tij të përbetuar Lionel Messin me rreth 58 milionë ndjekës më shumë.

Postimet e Ronaldos janë një përzierje e produkteve reklamuese përfshirë syze dielli, xhel për dush, fotografi të modelimit të të brendshmeve, përcjell Periskopi.

Reklame

Megjithatë, sipas The Sun, gjithçka nuk është ashtu siç duket pasi mbi 50 milion prej tyre janë llogari false.

Rreth 72 pikë 8 për qind e ndjekësve të tij janë njerëz të vërtetë, 2 pikë 1 për qind janë ‘ndikues të mediave sociale’, 6 pikë 4 për qind janë ‘pasues masiv’ dhe 18 pikë 7 për qind janë ‘llogari të dyshimta’, zbuloi një studim i HypeAuditor.