Ronaldo me rekord të zi te Juventusi, hyn në histori për finale të humbura

Advertisment

Kjo është hera e parë në karrierën e Cristiano Ronaldos që ai ka humbur dy finale radhazi të Kupës në nivelin e klubeve, pasi Juventus dështoi si në Superkupën e Italisë ashtu edhe në Kupën e Italisë.

Bianconerët u mposhtën 3-1 nga Lazio në dhjetor në kryeqytetin arab, Riad, me golin e Paulo Dybalas që u zhvlerësua nga golat e Luis Alberto, Senad Lulic dhe Danilo Cataldi.

Reklame

Juve humbi pastaj finalen e Coppa Italia mbrëmjen e së mërkurës kundër Napolit, pasi u mposhtën 4-2 në penallti, pas barazimit 0-0 në kohën e rregullt.

Ronaldo nuk u përfshi në goditjet e penalltive, pasi ishte i zgjedhuri i pestë, por humbja e penalltive nga Dybala dhe Danilo ia pamundësuan atij goditjen.

Mediumi i statistikave Opta thekson se kjo është hera e parë në karrierën e Ronaldos me klube që ai ka humbur dy finale radhazi.