Ronaldo me shokë do dërgohet në karantinë

Juventus' Daniele Rugani, 2nd right, reacts after scoring his side's second goal during the Serie A soccer match Juventus and Parma at the Allianz stadium in Turin, Italy, Saturday, Feb. 2, 2019. (Alessandro Di Marco/ANSA via AP)
Advertisment

Një lajm i fundit vjen nga Italia, ku ka një tronditje të madhe në Seria A. Para vetëm 10 minutash Juventusi ka bërë një komunikatë zyrtare ku njofton se një prej lojtarëve të saj është me Koronavirus.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur, Daniele Ruganin.

Reklame

Ky i fundit ka bërë testin dhe ka rezultuar pozitiv për COVID 19. Klubi njofton se e gjithë skuadra është në procedurën e izolimit siç e parashikon edhe ligji, përfshirë këtu edhe personat jashtë skuadrës që kanë pasur kontakte me Ruganin.

Ky lajm i ri përkëthehet automatikisht në një mbyllje të parakohshme të futbollit italian, ndërsa do të jetë shumë e vështirë që t’i gjendet një zgjidhje kësaj situate.