Ronaldo me veprim befasues në konferencën për shtyp (VIDEO)

Protugalia luan nesër ndeshjen e parë në Euro2020.

Hungaria do të jetë kundërshtari i kombëtares së Portugalisë, ndeshje kjo që luhet në ora 18:00.

Megjithatë, një ngjarje shumë interesante ka ndodhur sot në konferencën për shtyp.

Cristiano Ronaldo largoi vullnetarisht në konferencën për shtyp shishet e Coca-Cola-s që ishin para tij, duke lënë vetëm shishen e tij të ujit.

Nuk dihet ende arsyeja pse ka ndodhur kjo gjë.