Ronaldo nën hetim th eu rregullat e pandemisë

Advertisment

Superylli i Juventusit, Ronaldo, vihet nën hetim për shkeljen e protokolleve të koronavirusit. Këtë e thotë ministri italian i sporteve. Kujtojmë se ylli portugez është Iikarantinuar që pas testit pozitiv në fillim të këtij muaji. 35-vjeçari u detyrua të humbasë fitoren 3-0 të Portugalisë ndaj Suedisë, më 14 tetor, pas konfirmimit me Covid-19, sepse shkoi drejt vet-izolimit. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” humbi edhe barazimin e Juves me Crotone, fitoren ndaj Dinamo Kiev në Champions dhe barazimin e mbrëmshëm ndaj Verona, në Serie A. Ronaldo do të duhet të kalojë një provë të koronavirusit 24 orë para ndeshjes së ardhshme evropiane kundër Barcelonës, e planifikuar për këtë mesjavë, ndryshe nuk do të përballet dot me rivalin e tij të vjetër, Lionel Messi.

Tashmë, 35-vjeçari mund të përballet me ndëshkim për thyerjen e rregullave të karantinës, ndërsa ishte te kombëtarja, pasi ka udhëtuar drejt shtëpisë së tij në Itali përmes një ambulance private ajrore, edhe pse me Covid-19. I pyetur më parë nëse Ronaldo kishte thyer rregulloret e koronavirusit, pasi u largua nga kampi trajnues i Portugalisë, ministri i sporteve italiane, Vincenzo Spadafora, tha më 15 tetor:

Reklame

“Pa autorizim nga autoritetet shëndetësore, unë mendoj se ka shkelur protokollin”. Spadafora i ka rikonfirmuar pretendimet e tij dhe ka zbuluar se veprimet e sulmuesit të Juventusit janë duke u hetuar zyrtarisht. Ai tha për “Rai Tre”: “Cristiano nuk e respektoi protokollin. Ekziston një hetim nga Prokuroria Federale, për ta provuar këtë. Virusi na ka mësuar se askush nuk është i përjashtuar. Padyshim, të gjithë njerëzit janë përpjekur të respektojnë protokollet, sa më shumë që të jetë e mundur, por zgjidhja e vetme, në fund të fundit, është të qëndrosh në shtëpi”.

I pyetur nëse e ka diskutuar situatën me Ronaldon, Spadafora u përgjigj: “Jo, me gjithë respektin. Ishte një episod i pakëndshëm, por me rastin e ndeshjes së parë ai shkeli protokollin dhe ky është një fakt, sepse ekziston edhe një hetimi i hapur nga prokurori i Torinos”. Ronaldo mbrojti hapat që kishte ndërmarrë për t’u izoluar në një postim në Instagram, më 16 tetor, duke iu thënë ndjekësve të tij: “Unë nuk theva asnjë protokoll. Ata janë duke thënë se kam thyer ligjet italiane, por gjithçka është një gënjeshtër. Unë fola me ekipin tim dhe ne kemi përgjegjësinë për t’i bërë gjërat siç duhet. Gjithçka është bërë me autorizim. Kryesisht të një institucioni italian, emri i të cilit nuk do ta them. Është një gënjeshtër, unë iu binda të gjitha protokolleve”.