Ronaldo i nervozuar largohet nga loja, kjo është hera e dytë…

49

Cristiano Ronaldo u duk shumë i palumtur me vendimin e trajnerit Maurizio Sarri për ta larguar nga loja rreth 10 minutat para përfundimit të ndeshjes, në fitoren e Juventusit 2:1 kundër Lokomotiv Moscow në Ligën e Kampionëve.

Sarri e zëvendësoi Ronaldon me Paulo Dybalan në minutën e 81-të, kur rezultati ishte baras 1:1, transmeton Gazeta Express.

Douglas Costa e realizoi një gol fantastik individual duke ia siguruar fitoren kampionit italian në kohën shtesë.