Rra hje masive në një ndeshje basketbolli në Ukrainë (VIDEO)

Advertisment

Ndeshja miqësore ndërmjet BC Dinamo Odessa dhe BC Ternopil në Ukrainë, nuk ka qenë aspak miqësore. Në fakt, dy skuadrat janë përfshirë në një përleshje masive fizike, ndërsa e gjithë ngjarja është xhiruar nga kamerat.

Njëri nga lojtarët e Odessas mori një go ditje në kokë nga një basketbollist kundërshtar dhe tij i doli në mbrojtje një basketbollist amerikan dhe këtu nisi e gjitha.

Reklame

Disa nga lojtarët u përpoqën ta qetësonin situatën, megjithatë kishte të tillë që nuk hiqnin dorë nga zgjidhja me dhunë.

Ndërsa në një moment, e gjitha skuadra e Ternopilit shihej duke vrapuar pas një basketbollisti të Odessas, i cili ikte nëpër palestër.