Rrëfimi prekës i familjes së trajnerit të ri që vd iq nga koronavirusi

Advertisment

Trajneri i ri i futbollit, Francisco Garcia vd iq papritmas në spitalin Carlos Haya të Malagas, të dielën. Ai vd iq si pasojë e koronavirusit, por po vuante edhe nga leukemia.
Trajneri i ri spanjoll i futbollit, pushtoi mediat botërore për faktin se koronavirusi i shkaktoi vd ekje në moshë kaq të re
Familja e të ndjerit ka zbuluar se ai ishte vetëm 20 vjeç, dhe kanë mbetur të shokuar nga vd ekja e tij.

Njerku i tij, Juan Fernandez, duke folur në emër të tij dhe të nënës së të ndjerit, Irene Gomez, ka përshkruar ditët e fundit të trajnerit të ri të futbollit.

Reklame

Ai ishte trajner i të rinjve në ekipin Atletico Portada Alta, të bazuar në Malaga, Spanjë.
Fernandez, duke folur për Sun Online tregoi se Francisco kishte filluar të mos ndjehej mirë më 6 mars, por kishte kujtuar se këto simptoma ishin të një ftohjeje apo gripi të thjeshtë.

Ai më datë 9 mars kishte shkuar te një doktor i përgjithshëm, pasi që po vazhdonte që të vuante nga një dhimbje fyti. Doktorët e kishin këshilluar që të merrte paracetamol dhe ishte dërguar në shtëpi pasi i ishte thënë nga mjekët se nuk ka nevojë që të brengoset.
Por, gjendja e tij vazhdoi që të vështirësohej. Njerku i tij e dërgoi atë në një shtëpi shëndeti një ditë më pas, ku i ishin dhënë antibiotikë dhe ishte dërguar në shtëpi.

Por, ditën tjetër, Francisco nuk mund të ngrihej më në këmbë dhe kishte edhe ethe, që nxiti familjarët e tij që ta dërgojnë në spital.
Ai u diagnostifikua me pneumoni por familjes nuk iu lejua ta vizitojë, dhe qëndroi në karantinë duke e pritur testin për koronavirusin. Testet rezultuan pozitive, dhe doktorët po ashtu thanë se kishin vërejtur leukemi në gjakun e tij.

‘E dinim se koronavirusi po vr iste njerëz por kurrë nuk menduam se do ta vr iste Franciscon’

Njerku i tij, Juan Fernandez shtoi se e dinte se pandemia globale, e virusit COVID 19, i njohur si koronavirus po shkaktonte vd ekjen e shumë njerëzve, por kurrë se kishte menduar se do t’i shkaktonte vd ekjen edhe Franciscos.
“Të dielën na u kumtua lajmi se ai vd iq. E gjitha çka patëm gjatë atyre katër ditëve sa ishte në spital, ishte kontakti me spitalin me telefon”, thotë ai.

“S’mund të flisnim me Franciscon, nuk e kemi parë më, dhe as nuk mund t’i jepnim lamtumirën e fundit”, vazhdon Fernandez.
“Ai u dërgua për në varreza pa e patur ne shansin që të përshëndetemi edhe një herë me të. S’po mund ta kuptojmë se çka ndodhi. Dy javë më parë ishim një familje normale”.

Familja e Franciscos tashmë janë të vetë izoluar, pasi po frikësohen se edhe ata mund të jenë të prekur me koronavirusin.
Fernandez ka paralajmëruar se storja e Franciscos është dëshmi se kjo pandemi duhet të merret seriozisht.

Qeveria e Spanjës tashmë ua ka ndaluar njerëzve që të organizojnë mbledhjen e familjarëve para funeraleve të të afërmve të tyre, për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Trupi i Franciscos, është djegur këtë të hënë. Deri më tani, në Spanjë ka pasur mbi 13 mijë raste të të prekurve nga COVID 19, derisa gjithsej 624 kanë vd ekur.

Autoritetet lokale të shëndetit kanë thënë se leukemia e tij e padiagnostifikuar, i kishte ndikuar në pamundësinë që të lu ftonte këtë virus.
Garcia ishte viktima e pestë e pandemisë në regjionin e Malagas, por ishte më i riu, pasi që të tjerët ishin të moshës 70 deri 80 vjeç. /Insporti.com/