Rrëmuj e madhe në udhëkryqin afër QT Mavrovasja, asnjë polic për ta rregulluar komunikacionin!

56

Masat e sigurisë të ndërmarra për rikonstruimin e bulevardit “Kërste Misirkov” kanë ngushtuar rrugën, duke shkaktuar rrëmujë në trafik , më saktë në udhëkryqin afër QT Mavrovasja.

Por kjo ka irrituar tej mase vozitësit e veturave për shkak se presin gati një orë deri sa e kalojnë udhëkryqin afër Gjykatës, raporton Zhurnal.

Sipas videos të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal nga vendgjarja ku po kryhen punimet, shihet se për momentin nuk është asnjë polic për ta rregulluar këtë kaos në trafik, gjegjësisht për ti drejtuar vozitësit.

Rikonstruimi do të realizohet në të dy anët e bulevardit dhe do të zgjasë 30 ditë.

Bulevardi do të rikonstruohet në gjatësi prej 1.350 metra, nga udhëkryqi te “Mavrovasja” e deri te poliklinika “Bit Pazar”.