Rrëmujë edhe në tregun e Tetovës, shitësit: Me orën policore ndjehemi më të rrezikuar (VIDEO)

Advertisment

Qindra qytetarë me qeset plot, me ushqime, pemë dhe perime, janë furnizuar për 85 orët e ardhshme të karantinës, aq sa do të zgjasë ora policore në vend.

Por, derisa institucionet shtetërore bëjnë apel që të mbahet distanca sociale për mospërhapjen e Covid 19, nga situata e këtillë rrezikohen edhe më shumë shitësit. Ata thonë se mbyllja e tregut për çdo të enjte, kur është edhe ditë pazari në Tetovë, dhe hapja në orare të caktuara, grumbullon me qindra qytetarë në treg.

Reklame