Rrënimi i objektit bllokon banorët e Llokës, kërkohet ndërtimi i një ure të re (VIDEO)

Banorëve të fshatit LLokë të Komunës së Sarajit tashmë dhjetë ditë u është bllokuar rruga drejt qendrës së qytetit. Kjo, për shkak të prishjes së një objekti disa katësh mes Komunës së Sarajit dhe asaj të Karposhit.

Me asistencë të policisë, rruga bllokohet nga ora 8 e mëngjesit e deri në orën 16 pasdite.

Të revoltuar, banorët bëjnë dhjetëra kilometra për të arritur në kryeqytet.