Rreshjet: Në rrezik fshatrat e komunës së Tearcës (FOTO)

Advertisment

Rruga rajonale Tetovë -Jazhincë nga mbrëmë është e pa lëvishme si pasojë e daljes se Lumit nga shtrati ne fshatin Dobrosht,e me gjasë e pakalueshme do jetë edhe sot dhe ditve në vazhdim. Autoritetet thonë se kanë intervenuar në kohë, perndryshe pasojat do te ishin katastrofale per banoret.

Përpos lumit ‘Rojna’ sasi te madhe të ujit dhe prurje të shumta ka sjellë edhe lumi ‘Lumbardh’ në Tearcë. Banorët thonë se nuk përvec zjarrfikësve te Tetovës nuk u ka ndihmuar askush me maqineri. Kanë apeluar që autoriteret ti mbajnë premtimet per rregullimin e shtratit të lumi.

Reklame

Pas thirrjeve të banorëve per ndihmë, zjarrfikësit e Tetovës kanë dalë në vend ngjarje, në Tearcë e Dobrosht. Uka Aliti- shef I zjarrfikësve ne Tetovë, edhe njëher ka apeluar që komunat rurale të formojnë organet e tyre per shpëtim, me qëllim që të intervenohet në kohë e pa vonesa.

Vërshime dhe sasi te mëdha te ujit në këto dy lumej rrallë mund të sjell natyra, por cdo herë që ka ndodhur, ka shkaktuar dëme materiale dhe frikë te banorët. E këta të fundit shpesh dinë ti bëhen armiq natyrës, duke hudhur mbetje dhe materiale te forta nëpër lumej./KlanMacedonia