Rreth 2.000 persona në ditë kalojnë vendkalimin kufitar Jazhince

Më 1 janar ka pasur 1.547 persona që kanë dalë apo kanë hyrë në Maqedoni nga ai vendkalim, ndërsa ditën e diel ka pasur 1.999 persona që kanë dalë apo kanë hyrë në Kosovë përmes këtij vendkalimi kufitar.

“Për 24 orë më 1 janar 2021 nga 1.547 persona që kanë dalë ose hyrë në shtet, 1.030 janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, dhe 517 janë shtetas të huaj. Gjatë ditës së djeshme nga 1.999 qytetarë, 1.406 janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 593 janë shtetas të huaj” thotë komandanti i vendkalimit kufitar në Jazhince, Zharko Trupevski.
Në ditën e parë të vitit 2021 nga 1.030 shtetas të Maqedonisë, 464 kanë hyrë dhe 566 kanë dalë nga shteti. Dje nga 1.406 persona, 610 kanë hyrë dhe 796 kanë dalë.
Ndryshe, kufiri për në Kosovë kalohet pa PCR test dhe kjo u mundësia nga tetori i vitit të kaluar.