Rreth 200 mërgimtarë nga Maqedonia do të izolohen në një vend në karantin

Advertisment

Rreth 200 mërgimtarë, që gjendeshin të bllokuar në kufirin Hungari-Serbi, sot pritet të arrijnë në Maqedoni përmes Bullgarisë. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se ata do të vendosen bashkë në karantin në kazermën “Pepelishte” në Krivollak, shkruan Gazeta Lajm.

“Kryesisht bëhet fjalë për punëtorë që kanë punuar në Itali dhe në Austri”, njoftoi Filipçe, duke theksuar se ata nuk do të testohen një nga një për Koronavirus, por nëmënyrë grupore nga ekipe që do t’i anketojnë dhe mbikëqyrin.

Reklame

Filipçe tha se kushtet në kazermën pepelishte janë solide.