Rreth 50 persona nga komuna Saraj në vetizolim nga virusi korona

Advertisment

Sipas informatave të derveni.info jozyrtarisht merret vesh se gjithsejt rreth 50 persona në të gjith teritorin e komunës së Sarajit janë nën masën e vetizolimit, kryesisht sepse kanë qëndruar ose udhëtuar nga vende me rrezikshmeri te larte ose të mesme nga epidemia e virusit korona.

Kjo informatë as nuk është konfirmuar as mohuar nga organet kompetente, por nëse kemi parasyshë se Ministri i Sheëndetsisë Venko Filipçe raportoi se rreth 2000 persona në të gjith vendin janë nën masën e vetizolimit, ky numër nuk duket alarmant.

Reklame

Masa e vetizolimit caktohet për persona të cilët kanë qenë në kontakt me persona të infektuar ose kanë qëndruar në vende me rrezikshmeri të lartë ose të mesme nga epidemia e virusit korona.

Përndryshe deri më tani, nuk raportohet për persona të infektuar me virusin korona në Komunën e Sarajit.