Rreth 6 mijë të infektuar me koronavirus në Gjermani, 184 të vdekur për 24 orë

Gjermania po vazhdon të jetë ndër vendet me numrin më të madh të të prekurve me virusin COVID-19

Në Gjermani, 5.936 persona të infektuar me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke ngritur bilancin e përgjithshëm në 91.714.

Sipas Institutit Robert Koch, është e treta ditë që numri i të infektuarve të ri ka rënë pasi 6,082 raste të reja janë raportuar të shtunën, dhe 6.174 të premten, raporton Reuters.

Në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve u rrit me 184 – në 1.342, transmeton KosovaPress.