Rreth 8 orë në polici – djemtë e Mijallkovit ende merren në pyetje (VIDEO)

Advertisment

Për rreth 8 orë dy djemtë e Sasho Mijallkovit, Aleksandër dhe Jordan Mijallkov janë duke u marrë në pyetje në Stacionin e Policisë në Kisella Vodë. Policia kërkon të nxjerrë ndonjë informacion prej tyre se ku mund të jetë fshehur ish kreu i DSK’së, përcjell in7 prej mediave maqedonase.

Siç raportohet, djemtë merren në pyetje veç e veç, ndërsa me ta është edhe avokati i Mijallkovit, Petar Vasilev.

Reklame

Tani për tani është e paqartë se si po shkon procedura me marrjen në pyetje e familjarëve të Sasho Mijallkovit. Prokurorja Vilma Ruskoska, për A1on ka konfirmuar se personi i fundit që ka pirë kafe me Mijallkovin në Hotel Marriot ka qënë bashkëshortja e tij, Aleksandra Mijallkov./in7.tv