Rrezik nga koronavirusi, lojtarët e Liverpool nuk i japin dorën kundërshtarëve (VIDEO)

Advertisment

Rreziku i përhapjes së koronavirusit i ka detyruar autoritetet e futbollit të vendosin disa “rregulla” të reja.

Italia po luan me dyer të mbyllura për shkak të frikës së përhapjes së virusit vdekjeprurës, ndërsa edhe Premier League në Angli ka marrë masa të tjera parandaluese.

Reklame

Shtrëngimet e duarve mes lojtarëve para fillimit të ndeshjeve janë pezulluar përkohësisht. Megjithatë, në vend se ta merrnin menjëherë vendin e tyre në fushën e lojës, lojtarët e Liverpoolit ecën përballë atyre të Bournemouth. Disa lojtarë vetëm e tundën kokën në shenjë respekti, të tjerët s’mund t’u rezistonin të qeshurave.

Ky vendim i Premier League është kritikuar në rrjete sociale. Tifozët argumentojnë se kjo masë është e pakuptimtë kur merret parasysh që futbollistët janë në kontakt me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes.

Liverpooli e fitoi këtë përballje me rezultatin 2-1, duke marshuar e qetë drejt titullit kampion.