Rreziku nga telefonat e mençur, rritet numri i fëmijëve me probleme në të folur (VIDEO)

Advertisment

Mevlude Thaçi, logopede nga Shkupi, ngre shqetësimin për rritjen e numrit të rasteve kur fëmijët kanë nevojë për trajtim për shkak të problemeve nga përdorimi i tepërt i telefonave të mençur.

Në një intervistë për gazetën LAJM, ajo ka sqaruar se, disa fëmijët ndërpresin të folurit dhe komunikimin me prindërit për shkak të lidhjes që krijojnë teknologjinë. Zonja Thaçi, apelon që fëmijët deri në moshën dy vjeçare mos të ekspozohen para televizorit apo telefonave të mençur.

Reklame

“Është një temë teje shqetësuese që debatohet jo vetëm tek ne. Kohëve të fundit kemi shumë raste të reja që vijnë tek ne për të kërkuar ndihmë sepse fëmijët e tyre ndërpresin të folurit pas moshës 2 vjecare.

Flasin vetëm disa fjalë në gjuhën angleze dhe vërtetë shihet që kjo ndodh për shkak të përdorimit të tepërt të telefonave të mencur. Edhe ekspertët e këtyre lëmive kërkojnë ndihmë e prindërve që ky proces të jetë i monitoruar që fëmijëve deri në 2 vjec mos të jenë të ekspozuar para ekraneve.

Është shumë shqetësuese që në shoqatën tonë kemi gjithnjë e më shumë raste të reja”, u shpreh Mevlude Thaçi për gazetën LAJM.

Prononcimin e saj të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.