Rreziku për su lme terorìste në Kosovë, Policia thot se merr masa për sigurin

Gazeta Sinjali sot raportoi se disa organizata të huaja u kanë dërguar e-mail punëtorëve të stafit që t’i shmangin vizitat në qendrën tregtare Albi Mall në Prishtinë dhe në qendrat tregtare në Ferizaj, pasi ka rr ezik për një s ulm të mundshëm.

Në e-mailin që ka siguruar Sinjali thuhet se arsyeja është një rr ezik i mundshëm deri më 30 nëntor dhe se Policia po e monitoron të dyshuarin.

Reklame

“Është marrë informacion se një ekstremist “ujk i vetmuar” mund të planifikojë një sulm në një nga qendrat tregtare. Koha e mundshme është deri më 30 nëntor. Policia është duke e vëzhguar të dyshuarin. Për të qenë të sigurt, të gjithë anëtarët këshillohen që të shmangin vizitat në zonat e mëdha tregtare, veçanërisht qendrën tregtare Albi dhe qendrat tregtare në Ferizaj/Uroševac“, thuhet në e-mail.

Ndërkohë Policia, pa e specifikuar rastin, ka thënë për Gazetën Sinjali se si institucion merr masat varësisht nga natyra e informacionit.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton ç’do informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policorë. Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”.