Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Ukrainë, raportohet për 20 të vdekur – pamje nga vendi i ngjarjes

Advertisment

Të paktën 20 njerëz kanë vdekur në një përplasje aeroplani ushtarak në Ukrainë, ka konfirmuar ministria e brendshme e vendit.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, dy persona të tjerë janë plagosur dhe dy të tjerë janë ende të pagjetur.

Reklame

Siç bëhet e ditur, 24 personat në bordin e avionit ishin pilotë ushtarakë dhe kadetë të Universitetit të Forcave Ajrore Kozhedub.