Rrëzohet pema e Vitit të Ri në Tiranë (VIDEO)

Advertisment

Pema e festave të fund vitit që ishte vendosur në qendër të Tiranës, është rrëzuar ditën e sotme për shkak të erërave të forta, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin daljen në rrugë apo qëndrimin në zona ku ka rrezik.

Reklame

“Kujdes! Erë e fortë në Tiranë, ju lutem evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë jetën. Për çdo problem raportoni te numri i emergjencës 112. Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari”, shkruan Erion Veliaj në rrjetin Facebook.

Ndërkaq, punonjësit e mirëmbajtjes në Bashkinë e Tiranës ndodhen në terren për të normalizuar situatën e krijuar nga era e fortë, dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve që mund të hasen në vështirë për shkak të kushteve të vështira të motit./tch