Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,64 % në raport me vendimin e datës 08 shkurt 2021.

Sipas vendimit më të ri çmimi i EUROSUPER BS-95 do të shtrenjtohet për një denarë, dhe tani një litër do të kushtojë 63,50 denarë.

EUROSUPER BS-98 do të shtrenjtohet për 0,50 denarë. Sipas vendimit pas mesnate një litër do të kushtojë 65,00 denarë.

Për një denarë e gjysmë do të shtrenjtohet Dizeli dhe Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri.

 

Në bazë të vendimit, një litër EURODIZEL do të kushtojë 54,50 denarë, ndërsa Vaji i Lehtë për Amvisëri do të shitet për 43,50 denarë.

“Gjatë javës së kaluar, çmimi i naftës në bursat botërore është rritur për 10% për shkak të përmirësimit të ekonomisë globale dhe lajmit për paketën e re simulative në Amerikë, i cili ka efekt pozitiv mbi kërkesën e naftës së papërpunuar.

Çmimet e naftës janë në rritje nga nëntori i vitit të kaluar, prej kur filloi vaksinimi i popullatës kundër Kovid-19.

Njëkohësisht një faktor tjetër, i cili ndikon në rritjen e çmimeve është edhe fakti se prodhuesit udhëheqës botëror i kanë reduktuar dërgesat e naftës së papërpunuar për 7,2 milionë barelë në ditë, nga fillimi i këtij viti, sipas marrëveshjes mes Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK) dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Rusinë.

Në rritjen e çmimeve ndikon edhe vendimi i Arabisë Saudite, eksportuesit më të madh, që njëanshmërisht t’i ulë dërgesat e naftës së papërpunuar në shkurt dhe mars, për një milionë barelë shtesë në ditë” deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.