Rriten ingerencat e inspektorëve, nëse vërejnë parregullsi në lokale mund t’i mbyllin menjëherë (VIDEO)

Advertisment
HTML Image as link

Me ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të shëndetit të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, rriten edhe ingerencat e inspektorëve për veprim ndaj shkelësve të protokolleve anti-Covid.

Në qoftë inspektorët vërejnë parregullsi nëpër kafene, lokale gastronomike ose hotelierike ata tani të drejtë në atë moment ta mbyllin objektin nga 10 deri në 30 ditë.

Reklame

Zv/kryeministri për luftën kundër korrupsionit dhe krimit Lubço Nikolloski, tha se gjobat do të vendosen në bazë të madhësisë së kapacitetit të objektit.

Me ndryshimet e reja gjoba do të jetë në varësi me madhësinë e subjektit juridik, pra për ata të mesme të vogla dhe të mëdha si dhe gjoba për përgjegjësit në ato institucione. Me këtë duam të tregojmë edhe drejtësi sa i përket madhësisë së subjektit ashtu do të jetë edhe vetë dënimi ose gjobës,-deklaroi, Lupço Nikolloski,zv/kryeministri për luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Drejtori i inspektoratit të tregut Stojko Paunovski tha se lokalet me tarraca kanë të drejtë të punojnë sipas protokolleve të deritanishme.

Inspektorati i tregut si institucion bënë kontrollim për zbatimin dhe inspektimin e protokolleve. Sipas protokolleve që deri më tani i ka sjellë komisioni për sëmundje ngjitëse është e lejuar që tarracat të kenë një veprimtari hotelierike. Atyre që u intereson për mbylljen e hapësirave nëse ka protokolle të reja do të veprojmë sipas protokolleve të tilla, me protokollet e tanishme tarracat kanë të drejtë të punojnë ashtu siç kanë punuar edhe deri më tani,- pohoi, Stojko Paunovski, drejtor i Inspektorati të Tregut.

Ndryshe inspektorati shtetërorë i tregut më herët disa herë kishte vërejtur parregullsi në lokale të cilat në mbrëmje organizonin ahengje.