Rriten tensionet/ Greqia ultimatum Turqisë, i cakton datën: Largo urgjent anijet, ndryshe…

Advertisment

Ditën e sotme, zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas ishte i drejtpërdrejtë në mesazhin dhënë Turqisë, duke i kërkuar urgjentisht largimin e anijeve nga zona e kontestuar detare mes dy shteteve në Egjeun Lindor.

‘Turqia duhet të largojë anijet, ndryshe BE e ka gati listën e sanksioneve dhe mund ta verë në veprim në çdo moment në rast hezitimi nga turqit’, u shpreh Petsas në një intervistë në Skai TV.

Reklame

Gjithashtu Petsas kritikoi edhe shefin e NATO-s, Stoltenberg duke i kërkuar që të mbajë pozicionin e tij duke mos tentuar që t’i shtrijë negociatat mes Greqisë dhe Turqisë përtej atyre teknike.

“E vetmja gjë që neve na duhet të merremi vesh me turqit është delemitimi i detit”, u shpreh Petsas duke iu trembuar një diskutimi më të gjerë mes qeverinë turke me ndërhyrjen e NATO-s përveç delemtimit të hapësirës detare.

Sipas Petsas,Turqia duhet të heqë anijet nga zona e kontestuar detare më herët se sa data 24-25 shtator, kur edhe sipas tij BE mund të miratojë sanksionet.