Rritet çmimi i naftës pasi BE-ja ra dakord për buxhetin

Advertisment

Çmimet e naftës bruto shënuan rritje pasi udhëheqësit e Bashkimit Europian (BE) ranë dakord për buxhetin dhe paketën e ndihmës kundër COVID-19, që ofroi shpresë se konsumi i naftës në kontinent do të rritet për pjesën e mbetur të vitit.

Standardi ndërkombëtar i naftës bruto Brent u tregtua 43,50 dollarë për fuçi në mëngjes me një rritje prej 1% pas mbylljes të hënën me 43,20 dollarë për fuçi.

Reklame

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) ishte në 41,08 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë, me një rritje prej 0,6% pasi përfundoi seancën e mëparshme me 40,83 dollarë për fuçi.

Pas katër ditësh bisedimesh intensive, liderët e BE-së ranë dakord për një buxhet shtatëvjeçar prej 1,074 trilionë euro (1,23 trilion dollarë) në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027 dhe për një fond prej 750 miliardë eurosh (858 miliardë dollarë) për të siguruar lehtësim për vendet e BE-së që janë prekur më së shumti nga COVID-19.

Investitorët shprehën shpresë se paketa e lehtësimit do të rimëkëmbë ekonominë evropiane dhe do të rrisë konsumin e naftës në kontinent për pjesën tjetër të vitit 2020, si dhe do të nxisë rritjen e çmimeve të naftës së papërpunuar.