Rritet frekuenca në Jazhince pas lejimit të kalimit pa test

Advertisment

Rritje të konsiderueshme të frekuencës së njerëzve, u regjistrua gjatë ditës së sotme në vendkalimin kufitar Jazhincë, prej se mund të kalohet në kufijtë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës pa test PCR për koronavirus, informojnë nga stacioni i atjeshëm policor për kontroll kufitar.

Sipas të dhënave të tyre, prej mbrëmë në mesnatë e deri ora 15, kufirin e kanë kaluar rreth 1.500 persona.

Reklame

“Komunikacioni dhe kalimi i kufirit po zhvillohet pa probleme. Sot në intervalin kohor 00:00 deri 15:00 përmes vendkalimit kufitar Jazhince për hyrje dhe dalje kanë kaluar rreth 500 shtetas të huaj dhe rreth 1.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Në periudhën kur për kalim të kufirit duhej të posedohej PCR test, në bazë ditore kalonin vetëm prej 15-20 njerëz”, informoi Zharko Trpevski, shef i vendkalimit kufitar Jazhince.