Rritet numri i dyqaneve online në Maqedoni

Advertisment

Qytetarët e Maqedonisë gjithnjë e më shumë blejnë onlajn, por edhe hapin dyqane onlajn, për çfarë sipas Asociacionit për e tregti në Maqedoni, tregon rritje të numrit të transaksioneve, rritjes së vlerës së transaksioneve, si dhe rritje të numrit të pajisjeve të vendeve virtuale të shitjes.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Popullore, gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2019, janë realizuar gjithsej 4.611.964, kundrejt 3.783.185 transaksioneve onlajn në periudhën e njëjtë të analizuar në vitin 2018, që paraqet rritje për 828.779 transaksione onlajn gjegjësisht, rritje prej 21,8 për qind.

Reklame

Vlera e transaksioneve të realizuara në vendet virtuale të shitjes gjatë nëntë muajt e parë të vitit 2019, megjithatë, arrin 124,2 milionë euro, kundrejt 99,1 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2018. Kjo, siç qëndron në kumtesë, do të thotë se vlera e transaksioneve onlajn është rritur për 25,1 për qind, gjegjësisht për 25,3 për qind.

 

“Se e-tregtia është në rritje të vërtetë flet edhe fakti jo vetëm që rriten transaksionet dhe vlera e tyre, por ka edhe rritje edhe te numri i pajisjeve të vendeve virtuale të shitjes, gjegjësisht numri i e-dyqaneve të reja.Për momentin janë aktive 968 faqe të internetit për e-tregti.

Bëhet fjalë për vende të shitjes virtuale aktive dhe të regjistruara të cilat janë paraqitur nga ana e pesë bankave në vendin tonë të cilat ofrojnë e-tregti si pjesë e portofolit së vet të shërbimeve për momentin. Në fund të vitit paraprak 2018 ka pasur 871 vende të shitjes virtuale aktive, që do të thotë se për një periudhë prej nëntë muajve të vitit 2019 numri i dyqaneve onlajn mesatarisht rritur për 127 dyqane të reja, apo për 14 e-dyqane të reja në muaj mesatarisht”, theksojnë nga Asociacioni

Prej atje vlerësojnë se të gjitha të dhënat tregojnë se po lëvizim drejt Maqedonisë digjitale dhe shoqërisë së zgjuar, ndërsa e-tregtia është pjesë e pashmangshme nga një shoqëri e tillë.