Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA

AppleMark
Advertisment

Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1.255 persona duke e çuar në 94,702 numrin total, sipas Johns Hopkins University.

Numri i të infektuar me koronavirus në SHBA është 1,577,287 persona. Më shumë se 5 049 390 raste infektimi dhe 329 799 të vdekur janë regjistruar deri më sot në 196 vende të botës, që nga fillimi i epidemisë. Ndër këto raste, 1 867 800 sot konsiderohen të shëruar./ Opinion.al