‘Rritja e çmimeve’, ministri i ekonomisë inspekton marketet (VIDEO)

Advertisment

Nga dikasteri i ekonomisë njoftojnë se do të shfrytëzojnë nenin 29 dhe 30 të Ligjit për Tregti në mënyrë që të ndalojnë çdo përpjekje të mundshme për rritje të çmimeve të produkteve bazë.

“Ne kujdesemi!

Reklame

Së bashku me inspektorët e Inspektoratit të Tregut, sonte ndoqën nga afër veprimtarinë e marketeve në vendin tonë, në shërbim të qytetarëve.

NUK KA NEVOJË PËR PANIK!

Ministria e Ekonomisë do të shfrytëzojë nenin 29 dhe 30 të Ligjit për Tregti në mënyrë që të ndalojë çdo përpjekje të mundshme të padrejtë për rritje të çmimeve në produktet bazë!
KUJDES PO, PANIK JO!”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.