
Masat për frenimin e koronavirusit (COVID-19) janë shtuar sërish në Gjermani për shkak të rritjes së rasteve të infeksioneve dhe arritjes së kufirit të kapaciteteve të spitaleve në disa rajone.
Kancelarja Angela Merkel u takua me kryeministrat e provincave gjermane për të vlerësuar masat që duhen marrë në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Në takimin virtual mori pjesë edhe Olaf Scholz, i cili do të marrë postin e kancelarit në qeverinë e koalicionit që do të formohet mes Partisë Social Demokrate (SPD), të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirë (FDP).
Pas takimit, kancelarja Merkel, Scholz, kryeministri i shtetit Nordrhein-Westfalen, Hendirk Wüst, dhe kryeministri i shtetit të Berlinit, Michael Müller, mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.
Duke vënë në dukje se numri i rasteve të infeksioneve me COVID-19 është në nivel të lartë dhe pacientët po transferohen në rajone të tjera në disa spitale, Merkel tha se “situata është shumë e rëndë”.
Merkel theksoi se duhet të ulet barra e sistemit shëndetësor dhe të thyhet vala e katërt e pandemisë, duke shtuar se për këtë janë marrë masa të reja.