“Rritja e numrit të grave me shami”, ish-punëtorja i kundërpërgjigjet avokatit Koci

Ish-punëtorja e avokatit të njohur Arianit Koci, Nora Huseinovic-Veliu, i ka reaguar ish-shefit të saj, i cili të shtunën deklaroi se është shqetësuese fakti i rritjes së numrit të grave me shami.

Madje, Huseinovic-Veliu e cila është e mbuluar me shami, i ka kërkuar debat televiziv avokatit Koci.

Ajo në Facebook shkroi se avokati Koci duhet të tregojë se pse shqetësohet me rritjen e numrit të grave me shami.

“Kolegu im dhe ish-punëdhënësi im, Arianit Koci, si çdo qytetar tjetër n’këtë shtet, e gëzon lirinë e mendimit dhe lirinë e shprehjes! Qenka mendim i të nderuemit, kolegut tim, se – rritja rapide e mbulimit të vajzave dhe grave në Kosovë qenka ‘shqetësuese’! Avansimi dhe/ose degradimi i kolektivit në sjellje, në shkencën e sociologjisë thirret ‘Mostra e Sjelljes’ apo ‘Pattern of Behavour’! Kur sociologët të hasin në nji avansim a degradim të tillë të kolektivit në sjellje, i bajnë bashkë buzë e hunë, për me hulumtu e për me kuptu PSE po ndodh qajo që po ndodh!”.

“N’kto rrethana n’të cilat gjindemi, si qytetare e ksëj Republike, po vdes nga kurreshtja, për me e dëgju Avokatin e nderuem se, PSE, na qenka “shqetësues” ky Avansim (sipas meje) a Degradim (sipas tij) në sjelljen e kolektivit! Me kanë me ju paa hëjri nëi televizioni, e me na ftue pikërisht mue dhe Arianitin, në nji debat televiziv, maaa ziiii tybe n’ish ba! Ama JO! Sepse! Ai i moçmi, moti e ka pasë thanë: ‘Çohuni t’vdekun, se t’gjallët kanë vdekur kaherë’”, shkroi ajo.