Rritja e numrit të të infektuarve, në Beograd shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Advertisment

Kryetari i Qytetit të Beogradit, Zoran Radojçiq, me propozim të Shtabit për gjendje të jashtëzakonshme, solli vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila hynë në fuqi sot.

Gjendja e jashtëzakonshme vendoset për shkak të zbatimit të masave parandaluese dhe mbrojtjes së popullatës në kushte të pandemisë së Kovid-19.

Reklame

Radojçiq tha se Vendimi merret për shkak të zbatimit të procedurës për vendosjen e tre masave të reja, me qëllim të pengimit të përhapjes së Kovid-19.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dje i paralajmëroi tre masat, me të cilat parashikohet që klubet e natës dhe kafenetë, që nuk kanë terraca në Beograd të mbyllen për dy javë, në periudhë prej orës 23 deri ora 6 në mëngjes. Ai shtoi se me para do të dënohen personat, të cilët nuk do të mbajnë maska në qendrat tregtare dhe transportin urban dhe ndërurban. Do të mbyllen edhe shtëpitë e studentëve, pasi një numër i madh i studentëve janë të infektuar.