Rritja e rasteve të reja me koronavirus, Holanda rikthen kufizimet

Advertisment

Nga sot, Holanda, nis me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, pasi numri i infektimeve të reja ditore i është afruar tashmë 3 mijë rasteve.

Kryeministri Mark Rutte tha se situata në tre qytetet më të mëdha të vendit, Amsterdam, Roterdam dhe Hagë, është bërë “serioze” dhe kërkon veprime urgjente.

Reklame

Nga sot, njerëzit duhet t’i shmangin udhëtimet midis këtyre tre qyteteve, teksa restorantet dhe baret do të duhet të mbyllen deri në orën 22:00.

Njerëzit këshillohen të punojnë nga shtëpia, ndërsa tifozët nuk do të lejohen më të marrin pjesë në evente sportive.

Mbajtja e maskave në Holandë është e detyrueshme në transportin publik, por ato sugjerohen të mbahen dhe nëpër ambjente të tjera, si dyqane apo kafene.

“Natyrisht se këto masa do të kenë pasoja negative ekonomike. Por, lejimi i shpërthimit të virusit do të kishte pasoja edhe më të mëdha, përfshirë dëmtimin e ekonomisë”, tha kryeministri Rutte, që shtoi se ato do të zgjasnin së paku tri javë.

Krahasuar me fqinjët e saj, Holanda i ka shmangur kryesisht kufizimet e rrepta deri më tani.

Ky vend me 17 milionë banorë ka konfirmuar mbi 115,000 raste me koronavirus dhe mbi 6,400 viktima./Opinion.al