Rritje alarmante në Zvicër: 2823 raste të reja brenda një dite

Ein Passagier mit Schutzmaske und die Schweizer Fahne auf der MS Zuerich, aufgenommen am Montag, 24. August 2020, in Romanshorn. Die Schweizerische Bodensee Schifffahrt reduziert ab heute den Fahrplan unter der Woche. Die Passagierfrequenzen seien seit dem Ausbruch von Covid-19 und der verordneten Maskenpflicht um ueber 50 Prozent eingebrochen. (KEYSTONE/Gian Ehrenzeller)
Advertisment

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 2823 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit, shkruan srf.ch.

Bëhet fjalë për një numër alarmant pasi është afër dyfish më i madh se ai një dite më parë. Po kështu, ky numër i infeksioneve të regjistruara brenda një dite i kalon shumë ata të muajve mrs e prill, kur ishte kulmi (i deritashëm) i krizës së koronavirusit.

Reklame

Mesatarja 7 ditore e numrit të infeksioneve tani është 1247 ose për 154 përqind më e lartë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch.

Trendi po rritet shumë shpejt në një nivel shumë të lartë.

Shkalla mesatare 7 ditore e pozitivitetit të testimeve aktualisht është 10.2 për qind. Kjo do të thotë se pragu kritik prej 5 për qind është tejkaluar dhe madje dyfishuar. Ndërsa në 24 orët e fundit, pozitiviteti ka arritur në 13.6%.

Numri mesatar i testeve të kryera në 7 ditët e fundit është 12,872 teste në ditë dhe kështu është rritur me 32 për qind krahasuar me javën e mëparshme.

BAG ka raportuar edhe 8 raste të reja të vdekjes nga koronavirusi, përcjell albinfo.ch. Pranimet në spital gjatë 7 ditëve të fundit janë mesatarisht nga 20 persona në ditë ose 76 për qind më shumë se në javën e kaluar.