Rrogat në PSP kanë shkuar deri 4300 euro ?

47

Prokuroria Publike Speciale ishte një institucionet me rroga më të larta në Maqedoninë e Veriut. Ato deri tani janë më të larta se edhe kryeministri, presidenti dhe krerët e tjerë të institucioneve relevante.

Deputeti i VMRO-DPMNE ka zbuluar se sa ka qenë rrogat e prokurorëve special në Prokurorinë Publike Speciale, si dhe të punonjësve të tjerë.

Sipas tij, rroga e një të punësuari me arsimim të lartë në këtë prokurori ka qenë 80 mijë denarë (rrogë e rregullt + 35 % shtesa për kryerje të veprimtarive të prokurorëve+ shtesa të tjera). Ndërsa rroga e prokurorëve special apo ndihmësve të Katica Janevës kanë qenë prej 220 mijë – 260 mijë denarë (të njejta shtesa si të të punësuarve), që do të thotë deri në 4300 euro.

Por më parë ishte shkruar për rrogat e prokurorëve dhe se sipas asaj që ishte thënë nga PPS, kryeprokurorja speciale Katica Janeva merrte rrogë mbi 3500 euro, por këtu nuk ishin llogaritur benefitet e tjera speciale, që kanë mundur të dalin.