Rrokulliset një kamion në rrugë Kërçovë – Ohër afër aeroportit

AdvertismentCustom Text

Një kamion është rrokullisur në rrugën Kërçovë – Ohër, në afërsi të fshatit Trebenishtë.

Bëhet fjalë për automjet me tabela të Shkupit, ndërsa shoferi është dërguar në spital në Ohër.

ReklameCustom Text

“Në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë në afërsi të fshatit Trebenishtë, ka ndodhur aksident, nga ku automjeti “Iveco” me tabela të Shkupit, e drejtuar nga D.P (46) nga Shkupi ka dalë nga rruga. Shoferi është dërguar në spitalin ‘Shën Erazmo” nga ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, theksojnë nga SPB Ohër.

Në terren ka dalë edhe policia për t’i vërtetuar arsyet e aksidentit./Telegrafi/